Hotel “Ambasador” në Francë, “materniteti” i Ligës së Kampioneve

Për të gjithë madrilenët, Parisi cilësohet si shtëpia e dytë e Realit. Natyrisht që mbi të gjitha është kryeqyteti i Francës, aty ku u vendos për t’i dhënë udhë kompeticionit më të rëndësishëmnë Europë në nivel klubesh. E bashkë me Kupën e Kampioneve lindi edhe legjenda e Realit të Madridit.

paris-marriott-opera-ambassador-hotel_15876451901

Më saktë gjithçka u zhvillua në hotelin “Ambasador” pak kilometra nga Opera Garnier (Garnie) dhe galeria e famshme “La Fayette” (La Fajet) në Bulevardin “Hausman”. Ishte 3 prilli 1955, kur Santiago Bernabeu dhe Rajmondo Saporta shfaqeshin në këtë hotel të ndërtuar në vitin 1927.

Në këtë hotel u mblodhën 20 klubet më të rëndësishme në Europë për kohën për të ravijëzuar këtë kompeticion që vazhdon të jetë simboli i futbollit europian. Në fakt gjithçka kishte nisur që në vitin 1954, kur më 14 dhjetor gazetari i”L’Equipe”, Gabriel Hano, kishte shkruar një artikull që bëntefjalë për themelimin e një lige europiane ku kampionët e vendevetë ndryshme në Europë të përballeshin mes tyre.

AmbassadorParis010

Ideja u materializua më 3 prill, teksa trofeu u pagëzua me emrin “Kupa eKampioneve të Europës”. Salla Gobelin ku u arrit marrëveshjaekziston edhe sot, por mjaft e ndryshuar. Njëzetë drejtuesit eklubeve më të rëndësishme në Europë arritën një marrëveshjeqë do të ndryshonte botën e futbollit. Bashkë me themelimin eKupës së Kampioneve u vendos që finalja e parë të luhej nëParis në “Parc des Princes”. Në fund, marrëveshja u nënshkruanga 16 klube, teksa anglezët refuzuan.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×