Silvio Berluskoni është pronar i Monzës që fitoi 2-1 ndeshjen e parë kundër Pizës për “play off” për ngjitjen në Serinë A. Takimi i kthimit do të luhet të dielën dhe Kavalieri shpreson në suksesin e të tijve për të përjetuar një derbi kampionati me ish-klubin ku shkroi historinë si presidenti më fitues i të gjitha kohërave në Itali.
Në dalje nga stadiumi, Berluskoni është pyetur edhe për shitjen e Milanit që sapo është shpallur kampion i Italisë. Duke bërë shaka ai ka thënë:
“Jetës nuk i dihet kurrë. Mbase ndonjë ditë së bashku me Galinin vendosim të kthehemi për të nisur një cikël fitoresh siç bëmë për 30 vite”. Ndërkohë, ai shpreson te rikthimi i Monzës për të shijuar Serinë A.
“Nëse nuk ia dalim sivjet, në sezonin e ardhshëm do ta kemi më të vështirë sepse në Serinë B zbresin ekipe si Xhenoa, Kaljari dhe Venecia që janë pronë e grupeve shumë të fuqishme”, përfundoi Kavalieri.
Arena e Lajmit

Loading…