
Lauren Sanchez i kushtoi një rëndësi të veçantë veshjes për një takim me të dashurin e saj Jeff Bezos të mërkurën mbrëma, ndërsa çifti vazhdon pushimet e tyre romantike në Londër.
Themeluesi i Amazon, i cili ka një pasuri prej 165 miliardë dollarësh, u fotografua më i dashuruar se kurrë me partneren e tij modele, teksa dilnin nga hoteli Ham Yard në Soho, ku kishin darkuar.
Lauren, dukej mjaft në formë ndërsa kishte veshur një bluzë të gjelbër ulliri, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra të bardha me bel të lartë të stilit detar, ndërsa mbante një çantë rozë të markës Hermes Birkin që vlen rreth 100,000 dollarë.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një xhaketë xhins, nuanca aviatori dhe sandale Valentino me thumba prej 750 dollarësh.
Ndërkohë, i dashuri i saj prej kohësh Jeff ishte veshur më ‘casual’ me xhinse, një bluzë polo marine dhe jelek, ndërsa mbante edhe syze dielli dhe një kapele bejsbolli.
Çifti ka kohë që po shijon qytetin britanik, pasi u panë për herë të parë në Londër më 25 korrik, kur shkuan në restorantin luksoz The Twenty Two – një klub privat i anëtarëve – për darkë me Tom Cruise.