“Më lër të lirë”/ “Sunny Hill Festival” nis fushtën për liberalizimin e vizave në Kosovë! Dua Lipa nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme për fondacionin e saj

SunnyHillArtwork_CfDNbWp-2

Festivali “Sunny Hill” do të nisë sot (e enjte) rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë ku shumë artistë me famë botërore do të ngjiten në skenë.

Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme, dhe pritet që sonte të hapë festivalin “Sunny Hill” Ndërsa kanë mbetur pak orë që prej nisjes së festivalit, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka nisur në rrjetet sociale një një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree (më lër të lirë) për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhet në postimin e “Sunny Hill Festival”.  Vetë Dua Lipa ka ripostuar në profilin e saj në Instagram,, fushatën e publikuar në faqen e “Sunny Hill.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Dua Lipa gjatë konferencës për shtyp tha se shpreson që të bëhet sa më parë liberalizmi i vizave për Kosovën dhe të rinjtë të kenë sa më shumë mundësi të depërtojnë në Evropë.

“Mendoj që kemi shumë mundësi që mund të zgjerohemi në botë, shpresoj që të kemi liberalizimi të vizave dhe të depërtojmë në Evropë dhe me promovimin e festivalit të sjellim këtë energji pozitive dhe historinë e bukur të vendit tonë dhe të kemi mundësinë ta bëjmë këtë sa më shpejt”, u shpreh Dua.

Ndër të tjera sot është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e Sunny Hill Foundation, gjatë konferencës së përbashkët për media që mabjtën Dukagjin dhe Dua Lipa me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Sunny Hill Foundation është duke krijuar një qendër të muzikës dhe artit në rajon në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, thuhet në ëebfaqen e Sunny Hill Foundation.

Festivali Sunny Hill tashmë ka nisur, pasi dyert janë hapur në orën 12:00 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në 22:00.

Nga sot e deri më 7 gusht, artistë të mëdhenj të skenës botërore dhe yje vendor do të kujdesen për peformancat elektrizuese para një numri të madh të adhuruesve të muzikës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×