Nuk komunikojnë prej vitesh, Kate Middleton dhe Princi William bëjnë veprimin e papritur për ditëlindjen e Meghan Markle. Mbrëtersha hesht…

william-kate-meghan

Kate Middleton dhe Princi William zgjodhën rrjetet sociale, konkretish Instagramin për të uruar Meghan Markle për ditëlindjen e saj të 41-të.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një foto të Meghan Markle të marrë në festimet e jubileut të Platinumit të Mbretëreshës në qershor, duke shkruar: “Duke i uruar ditëlindjen Dukeshës së Sussex!”

Meghan dhe Harry, natyrisht, nuk kanë rrjete sociale, ndaj nuk kanë reaguar për asnjë nga urimet e bëra.  Çifti ka postuar të njëjtin mesazh edhe në rrjetin social Twitter.

Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles, nga ana e tyre, postuan një foto nga e njëjta ngjarje.

“Gëzuar ditëlindjen Dukeshës së Sussex!”- shkruajtën Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall.

Imazhet e shpërndara nga të dy çiftet u shkrepën në fillim të kësaj vere kur Markle, e veshur me Dior , mori pjesë në shërbimin e Mbretëreshës së Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit me bashkëshortin e saj, Princin Harry.

Ngjarja shënoi herën e parë që Dukesha e Sussex u ribashkua publikisht me familjen mbretërore pas dy vitesh.

Vlen të theksohet edhe fakti se Mbretëresha Elisabeth nuk e ka uruar ende, të paktën publikisht, Meghan Markle. Instagrami i Familjes Mbretërore, që përfaqëson Mbretëreshën, nuk ka ndarë ende një postim për Meghan.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×