Për 30 minuta vodhën naftën në ekskavatorin për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, burg dy të akuzuarve. Si u konstatua mungesa e 172 litrave karburant

Julian Subashin Dhe Petrit Kodra

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të cilët akuzohen për vjedhje nafte në një ekskavatori që shërbente për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

Togat e zeza caktuan ndaj dy shtetasve të sipërcituar caktuan masën ‘arrest me burg’.

Gjithçka nisi pas denoncimit në polici të shtetasit Albert Vladi, përgjegjës i një kantieri pranë një kompanie private, e cila është nënkontraktore për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë -Durrës.

Në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se; “Ka bërë kallëzim Albert Vladi, I punësuar si përgjegjës kantieri pranë firmës “Elmazaj Konstruksion”, e cila është nënkontraktore për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë- Durrës. Sot në mëngjes kur ka filluan punën, ka konstatuar se GPS I ekskavatorit tregonte një sasi prej 82 litrash në serbator, në një kohë që dje kur ka mbyllur punën dhe është parkuar, ka pasur në serbator një sasi prej 254 litrash. Pra kishte një mungesë prej 172 litrash nafte. Vladi ka hapur GPS dhe ka konstatuar se në orën 3:19 të mëngjesit të sotëm ka filluar të bjerë niveli i naftës në serbator. Kjo gjë ka zgjatur rreth 30 minuta deri në orën 03:49 ku ka mbetur në sasinë 82 litra. Pra vjedhja ka ndodhur nga ora 03:19 deri në orën 03:49 pasi GPS është me orë reale.”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×