‘Sunny Hill Festival’ dhe nisma për liberalizimin e vizave në Kosovë/ Flet Dukagjin Lipa: Zëri i të rinjve të ndihet kudo në botë

dukagjin-lipa-2

Prej orës 14:00 në ‘Parkun e Gërmisë’ në Prishtinë ka nisur festivali “Sunny Hill”. Artistë të shumtë kanë performuar gjatë këtyre orëve e mes tyre pritet të ngjitet edhe Yll Limani dhe Kida. Megjithatë pjesa kulmore e kësaj nate do jetë performanca e Dua Lipës, që rikthehet në skenë në vendlindje pas 4 vitesh.

E organizatori i këtij festivali, babai i Duas, Dukagjin Lipa, ka folur rreth tij teksa ka mbërritur në ambientet ku po mbahet festivali bashkë me artisten. Në një intervistë për ‘Klan Kosova’ ai u shpreh se është i kënaqur që të rinjtë do të mund të jenë pjesë e një eventi të tillë. Dukagjini theksoi se nga sot e deri më 7 gusht kur edhe përfundon festival do të zhvillohet një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lipa theksoi se qëllimi është që kjo fushatë të përhapet në tërë botën.

“Më shumë po gëzohem që të rinjtë tanë kanë mundësi të jenë pjesë e një eventi të tillë edhe të i shohin artistët që nuk kanë mundësi të i shohin çdo ditë. Sot e fillojmë kampanjën “Set Me Free”, e cila po shpresojmë që në katër ditët e ardhshme do të shpërndahet në mediat sociale nëpër botë dhe zëri i të rinjve do të ndihet”- tha Lipa.

Faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka nisur në rrjetet sociale një një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree (më lër të lirë) për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhet në postimin e “Sunny Hill Festival”.  Vetë Dua Lipa ka ripostuar në profilin e saj në Instagram,, fushatën e publikuar në faqen e “Sunny Hill.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×