VIDEO/ Aksident ‘i frikshëm’ në autostradën Durrës-Tiranë, shihni si ka ngecur makina mes dy kamionëve të mëdhenj

Aksident

Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja jete, sapo ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Persona nga vendngjarja raportojnë se manovrimi i gabuar në krah të kundërt ka bërë që mjeti i vogël të mbetet i ngecur mes 2 kamionëve të mëdhenj, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun e jetës së pasagjerëve në mjetin e vogël me ngjyrë të bardhë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet si është bllokuar makina mes dy kamionëve. Ndërkohë pritet mbërritja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×