VIDEO/ Çmenduria e tifozëve të Liverpulit, shkojnë me gomone në Francë pasi iu anulua fluturimi drejt Parisit

Tifozët e Liverpul janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj sakrifice për të parë skuadrën e tyre të zemrës në një finale, aq me tepër kur bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve. Ndaj një grup tifozësh të cilët kishin siguruar një biletë për finalen në Paris, ka bërë një udhëtim të çmendur.

jkjkjkjkjkjk

Ata kishin planifikuar që të shkonin në Francë me avion, por udhëtimi i tyre është anuluar në orët e para të mëngjesit dhe ekzistonte rreziku real që të mos udhëtonin drejt kryeqytetit francez.

Por “Sky Sports” ka bërë të ditur se ata kanë gjetur një zgjidhje që mund të cilësohet e çmendur. Grupi i tifozëve ka përshkuar ngushticën e La Mansh me një gomone, siç shihet në videon e publikuar nga televizioni britanik, për të mbërritur në Francë e për të udhëtuar me shpejtësi drejt kryeqytetit ku zhvillohet finalja e madhe.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×