VIDEO/ Kumbulla kthehet triumfues në Shqipëri, një tjetër lojtar nga Superiorja i bashkohet kuqezinjve në stërvitje

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Islandës më 6 qershor në transfertë, Izraelit në shtëpi më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë në datën 13 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

Skuadra ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Durrës, aty ku është grumbulluar. Me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Marash Kumbulla i cili këto ditë ka festuar me Romën trofeun e Ligës së Konferencës. Njëkohësisht, është paraqitur edhe portieri i Kukësit, Angelo Tafas, i cili do të qëndrojë disa ditë me kuqezinjtë si pjesë e grupit të Shpresave që stërvitet me ta. Stërvitja filloi në orën 17:30 nën urdhrat e teknikut Reja, ndërsa për Elseid Hysajn dhe Etrit Berishën filloi ne 16:45.

Këto 45 minuta i kanë shërbyer dy lojtarëve që aktivizohen në Itali për të punuar me disa ushtrime force. Ndërkohë që me ta është bashkuar edhe Enea Mihaj i cili po ashtu ka punuar punon individualisht. Teksa minutat kalonin, grupi i plotësua me futbollistët e tjerë, me përjashtim të Brojës i cili ka rezultuar pozitiv me COVID dhe vetëm pasi të rezultojë negativ do të mund të udhëtojë për t’iu bashkuar kombëtares.

Përfaqësuesja do të stërvitet deri në datën 4 qershor në Durrës, ndërsa ditën e martë do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×