(VIDEO) “Me ne gratë merren më shumë”/ Komentuan veshjen e saj në Ukrainë, flet Spiropali: Unë e fal padijen, por jo ligësinë! Ishte akt higjenik, ishim 24 orë në tren

87878787845455

Ministrja Elisa Spiropali u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan ndërrimin e veshjeve të saj gjatë vizitës zyrtare në Ukrainë.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, ku vetëm udhëtimi me tren ka zgjatur 24 orë vajtje-ardhje. sipas saj, ndërrimi

Pjesë nga intervista: 

Nisida Tufa: Publiku është kurioz edhe për detaje, ku drekuat, ku darkuat, ku fjetët? Mund të na zbuloni diçka?

Elisa Spiropali: Asgjë e veçantë, drekuam me presidentin, pastaj ishim në 24 orë në tren, nuk qëndruam, ishim në lëvizje.

Sigurisht ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?

Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty,  sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht me ne gratë merren më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×