Aksident në Fier, makina përplas nënën me djalin 6-vjeçar

Fier

Një aksident është regjistruar këtë të martë në Fier në lagjen ‘Kastriot’.

Një automjet ka përplasur dy këmbësore. Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit shtetasi L.A., ka përplasur me makinë nënën E.K 33vjeç dhe djalin e  saj 6 vjeç.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policise.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×