
Ylli latin me famë botërore J Balvin, i cili do të performojë në “Sunny Hill Festival”, ka mbërritur tashmë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari kolumbian përmes një fotoje të publikuar në Instagram. J Balvin ka ndarë me miliona ndjekësit e tij në rrjetin social foton e flamurit të Kosovës, krahas së cilit ka vënë edhe vendndodhjen.
Më tej ai ka publikuar një video në Instastory ku lajmëron koncertin në Kosovë dhe shton se do të jetë çmenduri.
Ylli i muzikës botërore pak ditë para mbërritjes në Prishtinë, ka realizuar edhe një video-mesazh për fansat. Këngëtari kolumbian paralajmëroi performancën e tij më 5 gusht në festival, duke u shprehur ndër të tjera se nuk e keni idenë çfarë ju pret.
View this post on Instagram
“Hey Prishtina, unë jam JBalvin. Shihemi së shprejti në Sunny Hill Festival. Do të kënaqemi pafund. Nuk e keni idenë çfarë ju pret,”-thotë këngëtari në një video postuar në faqen zyrtare të festivalit.
Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Kujtojmë që Sunny Hill Festivali po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe ka nisur mbrëmë (4 gusht) deri më 7 gusht.