Një gol i anuluar në minutat e fundit të pjesës së parë në finale e Champions-it mes Liverpulit dhe Realit shkaktoi polemika të shumta në rrjet.
Karim Benzema shënoi pas një kaosi në mbrojtjen e “Të Kuqve”, por VAR e quajti të parregullt këtë moment. Edhe pamjet ishin të qarta që Benzema ishte në pozicion jashtë loje, dilema e gjyqtarëve ishte nëse topi në drejtim të tij erdhi nga lojtarët e Liverpulit apo bashkëlojtari i Real Madridit.
Për “BT Sport”, ish-gjyqtari Peter Valton ka thënë se goli do të llogaritej i rregullt vetëm nëse do të vlerësohej se lojtarët e Liverpulit kanë prekur topin qëllimisht. VAR-it iu deshën disa minuta për të dalë me vendim final.
“Benzema ishte në pozicion jashtë loje, pasi topi i Fabinjos ishte devijim dhe jo pas, në qoftë se Fabinjo e kthente topin qëllimisht dhe jo në formë devijimi atëhere goli do të ishte i rregullt”, u shpreh ish-gjyqtari.
Arena e Lajmit

Loading…