Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e pestë, edhe pse me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të katërt. Gjithçka u vendos nga diferenca e golave në katër ndeshjet e zhvilluara mes tyre (KukësiVllaznia 2-0, Vllaznia-Kukësi 1-1, Kukësi-Vllaznia 0-0, VllazniaKukësi 2-1).

Pra, një gol bëri diferencën për t’i dhënë ekipit verilindor një vend më lart në renditje. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka një shans të fundit për të shpëtuar sezonin dhe për më tepër ta mbyllë me trofe. Të martën ndaj Laçit kuqeblutë luajnë finalen e Kupës dhe u duhet fitorja me çdo kusht për të qenë në Europë.
Pas ndeshjes me Kastriotin, skuadra është OK dhe pavarësisht një problemi fizik që ka shfaqur kapiteni Gurishta, sërish ai do të jetë i gatshëm. E vetmja mungesë është ajo e sulmuesit maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç, i cili prej tri javësh është jashtë ekipit.
Arena e Lajmit
Loading…
and then