Davide Ançeloti, djali i trajnerit të Real Madridit, Karlo Anceloti, menjëherë pas triumfit në finale e Champions-it ndaj Liverpulit, ka bërë të ditur një fakt interesant, duke zbuluar se ishte vetë babai i tij që u ofrua si trajner të Realit.
Në periudhën kur Real Madridi kishte mbetur pa trajner, pas lënies së stolit nga Zidane, Davide tha se Anceloti telefoni drejtuesit madrilenë për t’u bërë trajner i Real Madridit.
“Ai e propozoi veten te Real Madridi dhe tha shikoni, nëse doni të më thërrisni, atëherë unë jam këtu. Ata morën pak kohë për ta menduar dhe thirrën përsëri, kështu që ai nuk ngurroi për asnjë moment.
Më tej, djali i trajnerit madrilen, i cili është dhe ndihmësi i Karlitos te Reali tha se nuk di si t’i shpjegojë emocionet e kësaj finaleje të fituar. Kjo është hera e katërt që Anceloti e fiton Champions Leaguen, dhe e dyta me djalin e tij 32-vjeçar, Davide Anceloti.
“Vetëm arritja në finale kundër një skuadre si kjo ishte shumë e vështirë, ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme me këta lojtarë këtë sezon. Kur lojtarët e bëjnë këtë, kjo sjell magji. Çfarë mund të thuash për këta lojtarë?! Ata fituan gjashtë tituj të Champions League”, është shprehur Davide.
I pyetur se a biseduan babë e bir përpara finales, ai tha se nuk kishte biseda mes tyre, përveç një shtrëngimi duarsh, i cili tha se ishte më i fortë se zakonisht.
“Vetëm një shtrëngim duarsh, më i fortë se zakonisht, por mbi të gjitha një ndjenjë besimi të madh tek këta djem. Ne u dhamë atyre informacione për kundërshtarët dhe si t’i qasemi, por këta djem e dinë se çfarë po bëjnë. Stafi gjithashtu tregoi një përmbledhje të veçantë përmes një video për lojtarët si pjesë e përgatitjes së tyre për finalen”, përfundoi ai.
Arena e Lajmit

Loading…