
Kryeministri Edi Rama, këtë dielë është ndalur në një tjetër sipërmarrje, këtë herë në Gjakovë.
Rama shprehet se tashmë Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi.
“Ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr të gjitha barrierat, për të krijuar lehtësi për ata që eksportojnë drejt Shqipërisë. Janë ca procese që e vonojnë shumë eksportin. Të gjitha mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore përveç asaj të skanimit që është e pashmangshme edhe për disa vite për shkak të një koncensioni të dhënë disa vite më parë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama u ndal edhe tek Porti i ri i Durrësit për të cilin tha se është projektuar si një port i përbashkët.
“Do të jetë një port rajonal për të për mos humbur potencialin e humbur gjatë këtyre viteve. Porti i ri është projekt i hartuar nga një prej kompanive më të rëndësishme. Ka një koncept të shtrirjes në dy anët, por i Durrësit dhe Prishtina. Ekonomia dhe ndërveprimi i sipërmarrjeve s’mund të jenë pengesë e çështjeve politike sado të jenë të rënda. Gruri aty është 40 % që prodhohet këtu dhe 60 % vjen nga Serbia, por çfarë do të thotë kjo që gruri i Serbisë nuk hahet dhe ky i joni hahet. Për të qesh dhe për të qarë që Ballkanin e hapur e shikojnë si një treg që Serbia do të marrë më shumë hapësirë. Po të shohësh Serbia rritjen më të madhe e ka këtu, praktikisht volumi tregtar më i madh është këtu, Ballkani i Hapur do të krijojë hapësira më të mëdha për të gjithë”, u shpreh ai.
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then