Vllaznia po përgatitet për finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballen me skuadrën e Laçit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Klubi shkodran ka menduar të ndihmojë fansat dhe t’i ofrojë atyre transportin falas për të ndjekur finalen, si një mënyrë për të pasur sa më shumë mbështetës të pranishëm në stadium në ndeshjen finale.
Faqja zyrtare e klubit në “Facebook” ka postuar një njoftim ku i bën me dije tifozëve se kanë vendosur në dispozicion disa autobusa për të mundësuar transportin e tyre drejt Tiranës, falas. Detajet për mënyrën sesi tifozët mund të prenotojnë vendin e tyre gjenden në brendësi të njoftimit.
Njoftimi i Vllaznisë në “Facebook”:
NJOFTIM PËR SPORTDASHËSIT E VLLAZNISË
Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia z.Alban Xhaferi, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë të cilët dëshirojnë të ndjekin finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë, Vllaznia – Laçi, të martën, ora 19.00, datë 31 Maj 2022, në stadiumin “Air Albania”- Tiranë, ka vendosur në dispozicion, autobuza falas. Ju njoftojmë se nisja do të bëhet ditën e martë 31 Maj 2022, në orën 14.00, pranë sheshit të teatrit Migjeni, Shkodër

. Të gjithë personat e interesuar për të prenotuar vendin e tyre duhet të kontaktojnë pranë lokalit Kuqeblu i ndodhur pranë Teatrit Migjeni, me personin e kontaktit, gazetarin sportiv z.Edmond Dibra ose të telefonojnë në numrin +355692583087. #ForcaVllaznia


Një jetë dy ngjyra


Arena e Lajmit
