Fotot nga paparazzi/ Grida Duma dhe stili që krijoi këtë vit në Parlament

grida-duma-cover-panoramaplus-2

Ka qenë pothuajse çdo javë në faqet tona. E pamundur mos të pikasim me gjithë hijeshinë e saj stilin që e karakterizon. Duket se deputetja e Partisë Demokratike e ka krijuar tashmë look-un e saj perfekt, që përgjithësisht është me fundet deri tek kyçi i këmbës.

Kombinimet e Gridës janë shndërruar tashmë në një trend edhe për koleget e saj, por mund të themi se ky stil e identifikon më së miri deputeten. Edhe pse është verë dhe temperaturat janë të larta, Duma ka zgjedhur që fundin e verdhë ta veshë me një jelek ngjyrë mustardë e si për të respektuar institucionin e Kuvendit, ajo ka veshur sipër edhe një xhaketë të bardhë.

Me çantën nude dhe me syzet e diellit ajo ka plotësuar pamjen e saj, që më shumë sesa një deputete ngjason me një ‘guru’ mode. Tashmë që sesioni parlamentar është mbyllur mund të themi me plot gojën që ajo mban postin e deputetes të veshur më bukur në gjithë vitin parlamentar.

grida-dumagridagrida-duma

235d1549-3d91-44a1-8e9a-5558893b90d5-1-1-449x400

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×