Të dielën, pas suksesit ndaj Sasuolos, Milani u shpall kampion i Italisë për herën e 19-të në historinë e klubit. Kthimi drejt Milanos me autobus ishte rasti për t’u relaksuar e për humor. Pasi bëri gazetarin duke intervistuar shokët e skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë nga një koment për disa prej tyre duke mos u kursyer në elozhe. Zero kritika nga ana e suedezit, i cili do t’u bashkohet shokëve vetëm në janar për shkak të operacionit që kreu të mërkurën në Lion të Francës.
LEAO – “Fenomeni ynë dhe e ardhmja jonë. Nuk ka më fjalë për ta përshkruar. Ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, por duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të punojë akoma më fort sepse ky është vetëm fillimi”.
TOMORI – “Erdhi nga Anglia e nuk dinte asnjë fjalë në italisht, por pati një impakt të pabesueshëm. I shpejtë si një leopard në gjithçka”.
ZHIRU – “Përpara ardhjes së tij fanella me numrin 9 ishte një lloj mallkimi, por ai na u bashkua dhe nuk deshi t’ia dinte. Urime Olivies që ndaj Sasuolos shënoi dy gola me peshë. Ai diti të jetë gjithmonë i gatshëm sa herë ia kshim nevojën”.
SALMAKERS – “Kur e njoha ishte fëmijë, por bëri shumë sakrifica dhe tani meriton gjithçka që ka arritur. E kujtoj mirë kur erdhi. Pas një muaji që mori rrogën e parë u bë më i këndshëm. Fituam kampionatin falë golit të vetëm që ai shënoi”.
TEO – “Shënoi golin e vitit, por ja që përmirësohet pas çdo ndeshjeje e për të nuk ekzistojnë kufijtë”.
View this post on Instagram
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit

Loading…