
Komiteti i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka marrë sot vendimin për pezullimin për një periudhë 3 mujore, të licensës së një avokati.
Burime thanë për BalkanWeb se personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore, është Av. Nexhip Dauti, pjesë e Dhomës së Avokatisë së Fierit.
Si pasojë e Hartës së re gjyqësore, ishte marrë vendimi që avokatët në vend duhet të bojkotonin proceset gjyqësore, si shenjë revolte për mospranimin e hartës dhe pasoja që passjell ajo.
Komiteti do të shqyrtoje sot edhe 15 ankesa për avokatët.
Njoftimi:
Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI :
Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier.
Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!