Zhvilloi një sezon fantastik, klubi i Serisë A bën ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar

Futbollisti shqiptar nga Ferizaj, Kastriot Imeri, është një nga emrat më të lakuar në merkato. Mesfushori ofesiv, zhvilloi një sezon fantastik në Zvicër me skuadrën e Servete, duke zgjuar interesin e shumë klubeve Europiane, që kërkojnë shërbimet e tij.

https___static.nieuwsblad.be_Assets_Images_Upload_2022_05_20_f299a2dd-172d-46f2-9fb7-d789f974af3e

Në merkaton e janarit, Servete refuzoi ofertat e Nise e Ligue 1 dhe Xhenoas që ishte në Serie A. Teksa së fundmi raportohet se është skuadra e Fiorentinës që po insiston për transferimin e 21-vjeçarit. Klubi vjollcë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Servetes prej katër milionë eurosh.

Por marrëveshja mes dy klubeve ende nuk është arritur, pasi Servete synon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.

Imeri këtë edicion e mbylli me 11 gola në Superligën e Zvicrës, teksa interesim kanë shfaqur edhe Eintraht Frankfurt, Klub Bryzh, Torino dhe skuadra franceze Nisë që vazhdon të insistojë për transferimin e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×