“Bajrami mund të bëhet lojtar i madh, Asllanit duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta”, rrëfehet trajneri i Empolit: Nëse do të zihesha do të zgjidhja…

Trajneri i Empoli Aurelio Andreacoli , ka dhënë një intervistë për  median italiane “Il Foglio” duke analizuar sezonin e klubit toskan teksa folur për disa elementë mjaft të vlefshëm në skuadër, përfshirë shqiptarët Asllanin dhe Bajramin. Ja deklaratat e tij:

andreacoli

“Pinamonti është një profesionist serioz. Ai nuk ka frikë dhe ka treguar se është gjithmonë aty me objektivat e tij. Nëse do të jetë lojtar i kombëtares, Mancini duhet ta vendosë këtë . Nëse do të hyja në konfrontim fizik me dikë, do të zgjidhja Zurkovskin.

Mbrojtësi Viti ka një të ardhme të rëndësishme përpara. Bajrami, mund të bëhet një lojtar i madh, i ka të gjitha të dhënat ashtu si edhe Asllani , i cili ka kualitete të mëdha, duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta.

Të rinjtë janë të vështirë, për t’i bërë të zhvillohen nuk ka rrugë tjetër veçse t’u japësh hapësirë në fushë. Unë i rris dhe më pas dikush tjetër i shijon”, është shprehur trajneri Andreacoli për “Il Foglio”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×