EKSKLUZIVE/ “Tirana dominoi, ëndërroj ligë më të fortë”, Xhixha: Ja goli im më i rëndësishëm

Redon Xhixha ësh të lojtari që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme si debutues te Tirana. Që në sezonin e parë te Tirana ai shënoi 14 gola në Superiore, duke qenë një nga titullarët më të padiskutueshëm. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i bardhebluve foli për sezonin e parë me Tiranën, por edhe për të ardhmen. Duhet ta pranojmë se Redon Xhixha është zbulimi i sezonit për Tiranën.

redon xhixha

Ish-sulmuesi i Laçit erdhi te Tirana dhe që në kampionatin e parë e ngriti në katedër. Xhixha deri tani ka shënuar 14 gola duke kaluar rekordin personal. Ai ka bërë një sezon fantastik, teksa pret një aventurë të madhe në Europë.

Xhixha flet edhe për armën e fortë të skuadrës bardheblu, ndërsa nuk harron të flasë as për golin e veçantë të sezonit. Pranon se e kanë shqetësuar dëmtimet, ndërsa objektivi kryesor i Tiranës është të shkojë në fazën e grupeve në një nga kompeticionet europiane. Xhixha thotë se ka dëshirë të shpallet kampion me Tiranën çdo vit.

Redon, latë pas të kaluarën dhe erdhët te Tirana. Që vitin e parë titulli kampion…

Normalisht që jam shumë i gëzuar që fitova titullin që vitin e parë me Tiranën. Është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse nuk kisha dalë asnjëherë kampion dhe nuk mund ta përshkruaj gjendjen emocionale dhe gëzimin që kam.

Një sezon i shkëlqyer si në aspektin individual dhe atë me skuadrën. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.

Kemi nisur mirë punën në fazën përgatitore, që në javën e parë. Më pas e kemi mbajtur kreun që nga fillimi i sezonit. Shkurt, e kemi dominuar kampionatin nga fillimi në fund.

Cili është goli më i bukur që keni shënuar këtë sezon në Kategorinë Superiore?

Nuk ka dyshim që goli më i bukur edhe për rëndësinë dhe impaktin që pati, mbetet ai në derbi me Partizanin. Gjithsesi, golat janë të gjithë të bukur.

Tani i bie që nëse qëndroni në skuadër vitin e ardhshëm, ju takon juve të luftoni për “Këpucën e Artë”, apo jo?

Nuk ka rëndësi çfarë ndodhi dhe kush del golashënues. E rëndësishme ishte që ekipi doli kampion. Pastaj cili del golashënues është tjetër gjë. Ne donim të dilte Seferi edhe pse me gola të njëjtë. Për sezonin tjetër kemi kohë. Duhet të përgatitemi për Europën dhe më pas të bëjmë plane për sezonin e ri.

Pas titullit kampion, cili është synimi personal i Redon Xhixhës? Besoni se në Shqipëri keni dhënë gjithçka?

Pas titullit kampion, dëshira ime më e madhe është që të luaj në një kampionat më të fortë europian. Dëshira ime më e madhe dhe e çdo lojtari të ri. Ama, po qëndrova, qëllimi im është që të dal kampion me Tiranën çdo vit.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×