
Gentjana Sula ka zgjedhur të ketë një profil të ulët në media. Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, daljet mediatike i ka vetëm për detyrën e saj të rëndësishme. Ndaj ta shikojmë në eventet e ndryshme shkakton gjithmonë kuriozitet.
Këtë herë ajo ishte pjesë e ceremonisë së betimit të Presidentit. E veshur me një kostum kafë, Gentjana shoqërohej nga Mimi Kodheli në këtë evenimet. Por më shumë se pjesëmarrja e saj, ajo që na ra në sy ishte këmba e saj. Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit u shfaq në aktivitet me njërën këmbë të dëmtuar.
Nënë mbështjelljen e bërë vihej re këmba goxha e fryrë e Sulës. Nuk dihet nëse ky dëmtim vjen si pasojë e ndonjë aksidenti që ajo ka pësuar, apo një problem shëndetësor më i hershëm. Ajo që mund të themi me bindje është që ky problem për Sulën do të vijojë edhe disa javë, duke i kushtëzuar edhe lëvizjen.