FOTO+VIDEO/ Prej tre ditësh aktiv, avancon zjarri në malin e Çikës në Dhërmi. Largohen pushuesit

Whatsapp Image 2022 07 13 At 8.58.38 Pm

Zjarri në malin e Çikës në Dhërmi vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh.

Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, në malin sipër fshatit Dhërmi flakët avancojnë, ndërsa rrezikojnë edhe fshatra të tjerë.

BalkanWeb mëson se duke marrë shkas nga situata e krijuar, ku tymi është përhapur thuajse në të gjithë fshatin, pushuesit kanë nisur të largohen.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×