
Reperi nga Kosova, Visar Shala, i njohur me emrin e artit Skivi, ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj artistëve të tjerë.
Shkak për postimet e tij në rrjetet sociale është bërë kënga “Mora Fjalë”, e vitit 2002, e këngëtares Shkurte Fejza. Në një postim në Instastory ai ka kërkuar që të nisë një peticion që kjo këngë të mos këndohet më.
“Peticion që të mos këndohet kënga ‘Mora Fjalë’”, shkruan reperi.
Më tej ai ka publikuar një video të shkëputur nga një koncert i këngëtarit Butrint Imeri, ku këndohet kjo këngë.
“Shkurte Fejza a janë duke ju paguar ndonjë gjë apo hiç? Motive kombëtare nëpër klube”, vazhdoi tutje ai.
Reagimi i Skivit u bë pas koncertit të Butrint Imerit dhe performancës së Elvana Gjatës në “Sunny Hill.” Kjo e fundi këndoi së bashku me mijëra të pranishmit në festival këngën “Mora Fjalë.”
@abazkrasniqiiPubliku kendon bashke me te 🥰♬ Mora fjale Elvana Gjata – Abaz Krasniqi
Skivi i mbyll postimet e tij duke shkruar: “Unë s’kam nevojë për ato këngë me motive popullote- “Mora Fjalë” e shumë këngë të tjera që të ma ndezin koncertin. Me gjithë respektin për këngën “Mora Fjalë”