“Po bëjnë përpjekje për të qenë faktor në rajon”, Lubonja: Open Balkan ka një kumbar amerikan. Ndreca: Nëse Kosova ulet në një tryezë, një lloj njohje

Bhth

Nisma Open Balkan është një tjetër temë e diskutimit të sotëm në emisionin ‘Open’ në News24. Analisti Fatos Lubonja tha se Rama dhe Vuçic po bëjnë përpjekje që të jenë faktor në rajon.

“Po pse ne do të themi ‘lepe peqe; se është Amerika? Jo! Europa është e kujdesshme, dhe nuk tha; Qe e kemi procesin e Berlinit, por dalin këta të tjerët. Këtu mendoj se nuk ka transparencë. Ka përpjekje të këtyre të dyve për të thënë se; ne jemi faktorë në Ballkan. Por ka dhe një kumbarë amerikan që luhet me këta të dy. Ky nuk shkoi kot se thotë; ‘Më mori malli për Hashim Thaçin’. Po ku e merr malli Edi Ramën për njeri more. Ai shkoi se kishte një projekt.”, pohoi Lubonja.

Ndërkohë, Plarent Ndreca tha se ulja e Kosovës në një tryezë do t’i shërbente asaj për njohje. “Ballkani, është rajoni që kërkon më shumë ulje në tavolinë të politikanëve, komunikimin dhe bashkëpunimin. Fakti që ai të thërret në tavolinë, është një lloj njohje. Mund të pranoj çdo lloj kritik për marrëveshje të caktuara.”, tha Ndreca.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×