Prej tre ditësh digjet mali i Çikës duke krijuar panik tek banorët e turistët në Dhërmi, ministri Peleshi: 100 trupa të FA dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë drejt vendngjarjes

292722829 606180240866690 8883066111681113594 N

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për zjarrin që vijon prej tre ditësh në malin e Çikës, dhe që po rrezikon të zbresë në Llogora dhe në Dhërmi.

Peleshi në një postim të bërë në Facebook, njofton se për shuarjeve e zjarrit, është organizuar një operacion masiv, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.

Siç raportoi edhe gazetari Enrik Mehmeti, ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit si dhe për shkak të mungesës së mjeteve efikase.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×