Shitja e Muriqit dhe Vavro/ Tare ia nis nga puna, ja sa milionë euro pritet të arkëtojë klubi i Lacios

Igli Tare është duke punuar për shitjet përfundimtare të dy lojtarëve, Denis Vavro dhe sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit. Sipas raportit të gazetës “Il Tempo”, Lacio pritet të arkëtojë rreth 15 milionë euro nga këto 2 operacione në dalje.

tare muriqi

Sllovaku Vavro, pritet që këtë vere të kalojë në pronësi të skuadrës belge Kopenhagen,, ku ndodhet që nga janari në formë huazimi.

Ndërsa Muriqi do të kalojë në pronësi të Majorkës, me të cilën u bashkua në janar dhe ku duket se ka gjetur veten mjaft mirë, ndryshe nga periudha kur ishte te Lacio, e cila mund të konsiderohet si një nga më depresivet për 28-vjeçarin.

Vlera në treg e dy lojtarëve në fjalë momentalisht nuk shkon më shumë se 9 milionë euro, të dy bashkë, por falë punës së mirë të Tares, përfitimi i Lacios, pritet të jetë 15 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×