“Teoria e qenve që lehin…”/ Lubonja për Portin në Durrës: Shqiptarët të punojnë kameriere në qytetin global që do të ndërtojë Rama

Rama Kurti

Në emisionin “Open” në News24 u diskutua mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë.

Gjatë bisedës në studio avokati Plarent Ndreca, tha se ndryshe nga çfarë është folur këtë takim nuk e sheh aspak si një show, por një mbledhje pune.

Nga ana e tij analisti Fatos Lubonja, ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rihabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij show.

Ndreca: Aty kishte një mbledhje pune mes dy qeverive, vetëm spektakël që nuk ishte. Mund të bie dakord që shumë nga marrëveshjet duhet të kenë transparencë, si është ecuria deri tani, por fakti që dalin publik tregon që ka një marrëdhënieve specifike të përbashkët. Mbledhjet e qeverisë shqiptare bëhen të mbyllura sepse ka një ligj këtu që e përcakton këtë. Unë nuk pashë spektakël, por një mbledhje punë. Është hera parë në këto vite që dy shtete shqiptare ulen në tavolinë, bëjnë marrëveshje , zbatojnë marrëveshje. Por duhet të kuptojmë se ka një burokraci pas…

Ismail Tasholli: Filiali i VV në Tiranë ka krijuar anomali. Nuk mund të akuzosh paradite dhe të përqafohesh pasdite. Çoroditje më të mëdha s’ka pasur kurrë.

Ndreca: Mund të ketë shumë interpretime. Nuk më pëlqen të fryjë kontradiktat. Fakti që mblidhen që bëhen marrëveshje dhe janë arritur rezultate është një hap përpara të forcimit të marrëveshjeve mes shteteve.

Lubonja: Kjo mbledhje sikur i kundërshton interpretimet. Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij show dhe kësaj gjuhe patriotike. Sa i përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lancuar Rama.

Po ashtu analisti Fatos Lubonja u tregua kritik për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të cilin u shpreh se ishte pjesë e kësaj shfaqjeje në rolin e një figuranti.

Lubonja: Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka VV këtu i dinë apo nuk i din problemet e Shqipërisë. ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i din këto apo jo. Lidhur me Portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën. Albini është nacionalist, Rama neoliberal…Pse duhet Porti i Durrësit, ia japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamarierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës. Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo, në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet…Ky është problemi për mu. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma…Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste…Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat…por kjo është gjë tjetër. Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje…

Ndreca: Ne nuk jemi pa port, dhe s’do të jemi pa port. Ai do të zëvendësohet me një projekt tjetër. Porti tregtar do të kalojë në Porto Romano. Ky port do ti shërbejë dhe Kosovës. Këto janë ato që përcaktojnë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×