Pamjet e Karlo Ançelotit teksa festonte mbi autobusin e Realit titullin kampion kanë bërë xhiron e botës. Asokohe, tekniku italian ia afrua grupit të të rinjve të skuadrës së tij me në krye Vinicius e Kamavinga, duke kërcyer e kopjuar lëvizjet e tyre.

Mbrëmë, në tapetin e gjelbër të “Stade De France”, Ançeloti ka përsëritur veten, duke kërcyer me një grup lojtarësh përpara tifozëve të Realit, pas fitores së Ligës së Kampioneve. Vinicius, Kamavinga, Rodrigo dhe Valverde, të cilët njihen si “Banda e të rinjve” të Reali, po kërcenin para tribunës së ultrasve, kur atyre iu bashkua edhe Ançeloti.
Trajneri 62-vjeçar italian nuk ngurroi të përfshihej në festimet me ta dhe të shfaqte talentin e tij, mes brohoritjeve të tifozëve të Realit të cilët nuk kursyen duartrokitjet për Ançelotin edhe për këtë performancë të tij të veçantë.
Camavinga célébrant la victoire en finale de LDC avec Rodrygo, Valverde, Vinicius et…Ancelotti 😭 Quelle bande de potes ❤️💎 pic.twitter.com/7UT6uTrGXR
— GioEC25 (@ArobaseEC25vany) May 29, 2022
Ancelotti, geleceğin Real Madrid’inin dört önemli yıldızıyla eğlencede… Camavinga, Rodrygo, Vinicius ve Valverde. pic.twitter.com/cSElqRrJ6o — İspanya’dan Futbol 🇪🇸 (@ispanyafutbol) May 29, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
and then