“Banditë të rrezikshëm”, policia greke deklaratë zyrtare për shqiptarët e arrestuar. Në banesën e Jambellit dhe Lecit u gjet “surpriza interesante”

545478

Policia greke në një deklaratë zyrtare, ka dhënë detajet lidhur me arrestimin e Bledar Jambelli dhe Kristaq Lecit, mëngjesin e djeshëm. Jambelli dhe Leci, të cilët janë shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku, u vunë në pranga nga policia grek për ngjarjen e rëndë të ndodhur në janar të këtij viti, ku në zonën e quajtur “ Ermu”, pas një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Më herët është arrestuar edhe Marsel Shkurtaj, ose Marsel Dalan Bashimi, për grabitje, por nga hetimet ka rezultuar se edhe ai është një nga autorët e ngjarjes në “Ermu”.  Ky i fundit është një person me precedentë të mëparshëm penal në Greqi e Shqipëri, për vjedhje, ndërsa cilësohet si një nga krerët e bandës së grabitësve të shkatërruar në shkurt, në Greqi. (Në foto, Marsel Shkurtaj).

Policia greke ka njoftuar se në banesën e Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, Pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, Jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 wireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro.

Ndërkohë, në posedim Lecit janë sekuestruar: thikë, celular, Taksi D.X.E, të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.

Në ngjarjen në fjalë, morën pjesë 6 persona, 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristrade me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës. Burime bëjnë me dije gjatë konfliktit u plagosën me armë në gjoks dhe bark 3 shqiptarë, 36, 40 dhe 48 vjeç, ndërsa me thikë, grushta dhe shkelma u plagosën një grek 33 vjeç dhe një shtetas nga Iraku, 35 vjeç.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×