FOTO/ Pasditja pushim nuk ndan kuqezinjtë, lojtarët e kombëtares zgjedhin që të…

Futbollistët e përfaqësueses shqiptare janë lënë pushim në pasditen e sotme nga trajneri Edi Reja. Pas seancës së paradites, lojtarët ishin të lirë që të largoheshin nga hoteli dhe të takonin familjarët e miqtë e tyre.

kombetarja

Por një pjesë e grupit kuqezi ka vendosur që të kalojë bashkë edhe këto orë larg hotelit ku qëndrojnë të grumbulluar gjatë periudhave të ndeshjeve të Kombëtares. Elseid Hysaj ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihet bashkë me Berishën, Bajramin, Balajn, Abrashin, Gjimshitin, Lenjanin, por edhe Edon Hasanin teksa darkonin së bashku.

Një mënyrë e veçantë për të treguar se grupi është gjithmonë bashkë dhe me këtë frymë po bëhet gati të përballojë ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit.

WhatsApp Image 2022-05-29 at 8.07.53 PM

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×