Inzagi e kërkon, Marota lë takim për të. Interi në avantazh në derbin për Asllani

Situatat e fundit në radhët e klubit të Milanit me ndryshimin e pronësisë dhe pasigurinë e Paolo Maldinit, i kanë dhënë një dorë Interit që të kthehet në avantazh për firmën e Kristjan Asllanit. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në radhët e Milanit dhe Interit, por me zikaltërit që duan të përshpejtojnë gjithçka brenda ditëve të ardhshme.

asllani vidal

Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, Maldini dhe Masara ishin të mahnitur pas lojtarit të Empolit, por çdo plan i tyre në ditët e fundit ka ndryshuar për shkak të situatës së pronësisë. Ata kanë ndaluar çdo lloj bisede e dialogu për transferimet derisa të mësojnë se çfarë do ndodhë e çfarë buxhetesh do të kenë në dispozicion për merkaton.

Përtej dëshirës kuqezi për të bllokuar lojtarin, Interi ka kaluar në avantazh dhe tani është e qartë dëshira e Inzagit për ta patur në radhët e skuadrës së tij, pasi e sheh si zëvendësin perfekt të Brozoviç. Gjatë kësaj jave, pritet një takim mes administratorit zikaltër Marota dhe presidentit të Empolit, Korsi, për të diskutuar detajet e një transferimi të mundshëm të futbollistit shqiptar i cili shpërtheu në këtë edicion në kampionatin italian.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×