Finalja e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Liverpul do të kujtohet për triumfin e 14 të madrilenëve, por edhe për ngjarjet e shëmtuara para dhe pas sfidës, që sollën edhe shtyrjen e startit të saj. Organizimi skandaloz i ndeshjes bëri që tifozët të mos futeshin dot në stadium e sikur të mos mjaftonte kjo, policia nuk kurseu edhe të përdorte gaz lotsjellës apo spraj ndaj turmës dhe fëmijëve.

Një ditë pas ndeshjes, persona të pranishëm jashtë stadiumit kanë treguar historitë e tyre rreth asaj që ndodhi dhe viktimë e kësaj ngjarje ka qenë edhe ish-mesfushori i Liverpulit, Xhezon MekAtir.
“Gruan time e grabitën, një ngjarje e trishtueshme”, tha ai fillimisht duke folur për televizionin e klubit. “Djalin tim të madh e sulmuan. Nuk duhet të shkosh në një ndeshje futbolli dhe të përballesh me këtë situatë. Kjo është e gabuar, është shqetësuese dhe është e frikshme”, tha ish-mesfushori për situatën e jashtëzakonshme që u krijua jashtë dyerve të stadiumit “Stade de France”.
Arena e Lajmit
Loading…
and then