PAMJE TË RËNDA/ Ibra tregon vuajtjet e çdo jave duke hequr ujin nga gjuri (+18)

Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur për 6 muaj me një dëmtim shumë të rëndë në gju dhe me mbarimin e sezonit në Serinë A dhe kurorëzimin kampion, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të shpëtuar nga kjo situatë. Vetë lojtari ka zbuluar se për 6 muaj me radhë pastronte gjurin më shiringa dhe injeksione që të mund të luante dhe të ndihmonte sa të mundte Milanin për të arritur objektivin.

Collage Maker-29-May-2022-07.46-PM

Sot, futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaq pikërisht një nga këto ndërhyrje për të pastruar gjurin e ënjtur.

Aty shihet teksa i heqin ujin nga gjuri me shiringë, për t’i mundësuar që të stërvitej e të mund të futej në fushën e lojës për të qenë përkrah shokëve të skuadrës në këtë vit historik që për fatin e mirë të tij, u mbyll me titullin kampion.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×