Theu edhe rekordin e Salihit, Vrioni e mbyll edicionin me “Këpucën e Artë” në Austri

Xhakomo Vrioni është shpallur sot golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka luajtur me Tirol ndeshjen e fundit të këtij edicioni, atë play-off për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës ndaj Rapid të Vjenës. Skuadra e tij u mund 2-0 dhe nuk siguroi Europën, por për sulmuesin shqiptar ishte gjithsesi një edicion shumë i suksesshëm pasi në fund të sfidës u nderua me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës austriake.

vrioni2

Vrioni e mbylli kampionatin me 19 gola të shënuar, duke ndarë vendin e parë me yllin e Salcburg, Karim Adejemi i cili do të transferohet te Borusia Dortmund në Gjermani. Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin e huazuar nga Juventusi, i cili tregoi se mund të lërë shenjë nëse luan rregullisht.

vrioni 4

Ai ia ka dalë kësisoj që të vendosë një rekord të ri për futbollistët shqiptarë në kampionatin austriak, duke thyer shifrën e vendosur 11 vite më parë nga Hamdi Salihi. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, duke luajtur asokohe me fanellën e Rapid Vjenës, shënonte 18 gola në kampionatin austriak, me Vrionin që e kaloi këtë shifër pikërisht falë rrjetës së tundur në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Rapidit.

vrionivrioni 3

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×