Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur pas përfundimit të finales së Ligës së Kampioneve ku Real Madrid mundi Liverpulin me rezultatin 1-0. Toni Kros ka braktisur intervistën me ZDF, pasi gazetari po bënte pyetje kritike ndaj lojës së Real Madrid në këtë ndeshje.

Gazetari po e pyeste për dominimin e Liverpulit gjatë ndeshjes dhe vështirësitë me të cilat u përball Reali në këtë sfidë, ndërsa mesfushori dukej qartësisht se nuk pëlqente të fliste për problemet por për suksesin, pak çaste pasi kishte siguruar trofeun e 5-të në karrierën e tij.
“Kishe 90 minuta në dispozicion dhe vjen më dy pyetje m***”, ishin fjalët e Kros para se të largohej nga intervista.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe sot Kros ka shpjeguar se nuk kishte ndër mend të fyente gazetarin në fjalë. “Nuk kërkoja më shumë respekt ndaj meje, por pasi fitova finalen e Ligës së Kampioneve, unë prisja pyetje më pozitive”, theksoi futbollisti.
Arena e Lajmit
Loading…
and then