Duket se Zhoao Feliks është mërzitur duke lexuar vazhdimisht lajme rreth një tradhtie të mundshme të të dashurës së tij, Magui Korseiro, me futbollistin e Sporting Lisbonës, Pedro Porro. Gjithçka lindi me një përqafim mes saj dhe Porro pas një ndeshje të kampionatit portugez, e më pas pamjet e tyre në një lokal nate bënë xhiron e rrjetit.

Të dy personat e përfshirë hodhën poshtë të gjithë zërat, duke deklaruar se vetëm ishin miq të mirë, të lidhur nga fakti se Magui Korseiro njihet si një tifoze e zjarrtë e Sporting Lisbonës dhe në fillimet e lidhjes së saj me Zhoao Feliks ishte munduar me çdo mënyrë që ta bindte të bashkohej me këtë klub.
Më në fund, ka ardhur edhe reagimi i vetë yllit portugez, i cili ka postuar në rrjetet sociale një lajm të publikuar nga CNN në Turqi rreth dyshimeve për tradhtinë e të dashurës së tij.
Magui’s image is being tarnished by nonsense! No one betrayed anyone, stop this. https://t.co/HSxfvw7Pqy
— João Félix (@joaofelix70) May 28, 2022
“Imazhi i Magui po ndotet për budallallëqe. Askush nuk ka tradhtuar askënd. Boll me këtë”, shkruante Zhoao Feliks në këtë reagim në rrjetet sociale, duke bërë të ditur pozicionin e tij në këtë histori të çuditshme.
Arena e Lajmit
Loading…
and then