Oferta e Njukasëllit për Sven Botmanin ia ndërlikon punën Milanit që gjithsesi nuk ka ndër mend të nxitojë për të bërë një ofertë për holandezin. Prioriteti i drejtuesve në këto momente është Gleison Bremeri, për të cilin parashikohet një derbi merkatoje.
Sigurisht, situata e kuqezinjve është disi e komplikuar pasi vështirë të veprohet në merkato pa u përcaktuar se cili do të jetë pronari i ri dhe sa do të jetë buxheti për përforcimet. Sidoqoftë, Maldini e ka një plan rezervë dhe ai është Nikolo Kazale (24 vjeç) i Veronës.
MESI
Goditja në mesfushë është e fokusuar te Renato Sançes për të cilin klubi mund të veprojë me të ardhurat e kartonit të Jens Hauges që është plotësisht i Frankfurtit, i cili sapo ka derdhur 12 milionë euro në arkat kuqezi. Portugezi është hapi i parë, por nuk përjashtohet një tjetër derbi merkatoje me Interin për Kristjan Asllanin. Asensio është ëndrra e madhe, teksa për Berardin kuqezinjtë duhet të presin miratimin e buxhetit. Mediat belge, ndërkohë, bëjnë të ditur se “Djalli” ka një marrëveshje me Noa Langun e klub Bryzhit, i cili i ka premtuar Maldinit se do t’i japë përparësi. Në ditët e fundit po përmendet edhe emri i Zaniolos me Maldinin që ka shprehur në më shumë se një rast pëlqimin për romanistin.
VIJA E PARË
Teksa Divok Origi pritet të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore, Marko Arnautoviç është emri më i lakuar për të qenë një tjetër prurje në sulmin e kampionëve të Italisë. “Gjahu” i madh mund të jetë Skamaka, teksa surpriza mund të rezultojë Gabriel Zhezusi që duhet të largohet nga Siti. Sulmues të ndryshëm për të alternuar Zhirunë duke i ofruar Piolit një mori zgjedhjesh në pritje të rikthimit të Ibrës.
LISTA E OBJEKTIVAVE:
Arena e Lajmit

Loading…