Pasi siguroi ngjitjen historike në Serinë A, Monza e Silvio Berluskonit dhe e Adriano Galianit po përgatitet për një super merkato në verë.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, nën lupën e Galianit janë disa lojtarë për të qenë konkurrues që në vitin e parë në elitën e futbollit italian.
Ëndrrat e drejtuesve të Monzës janë Andrea Beloti, Stefano Sensi dhe Zhunior Mesias.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por menjëherë pas vërshëllimës finale të ngjitjes historike në Serinë A, Berluskoni i ka bërë të qartë objektivat e klubit, të cilët janë: hyrja në Champions dhe fitimi i titullit kampion.
– Arena e Lajmit

Loading…