FOTOLAJM/ Me Zahon për dore, Rama drejt Parisit! Zgjedh të udhëtojë me avion linje

Whatsapp Image 2022 06 21 At 8.34.50 Pm

Kryeministri Edi Rama sot pasdite është nisur drejt Francës, për një udhëtim jozyrtar.

BalkanWeb ka siguruar një foto ku Rama shihet me të birin Zaho në një avion linje duke udhëtuar drejt kryeqytetit francez, Parisit.

Rama shihet teksa mban prej dore djalin e tij të vogël, i cili mban në shpinë në çantë sporti.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që të udhëtojë ditën e sotme në ‘economy class’ drejt Francës duke ndarë fluturimin me shumë pasagjerë të tjerë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×