Nuk ka vend për dyshime, Levandovski lëshon deklaratën shokuese për të ardhmen e tij: Koha ime te Bajerni…

Emri i Robert Levandovskit në merkato muajt e fundit ka qenë padyshim një prej më të lakuarve, me mediat nëpër botë që theksonin se polaku nuk ishte më i lumtur te Bajerni.

leva

Mesa duket këtë gjë e ka konfirmuar vetë sulmuesi, i cili në konferencën e tij gjatë grumbullimit me kombëtaren, ka lëshuar deklaratën shokuese, duke i thyer zemrën tifozëve bavarezë.

“Kohës time te Bajerni i ka ardhur fundi. Nuk mund ta imagjinojë që mund të ketë një bashkëpunim të mëtejshëm që të shkojë mirë pas gjërave që kanë ndodhur muajt e fundit. Bajerni është një klub serioz dhe shpresoj që ata mos të më mbajnë vetëm prej kontratës. Një transferim do të ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët”, ishin fjalët e Levandovskit.

Për shërbimet e polakut është në garë Barcelona, me trajneri Çavi që e ka pohuar prej kohësh që kërkon në ekip 33-vjeçarin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×