Oferta nga Kosova, portieri Kuka: Nuk largohem nga Tërbuni!

Pasi mbyllën një sezon plot emocione, te Tërbuni tashmë janë përqendruar te pushimet. E ardhmja ka një “mal” me pikëpyetje, por lojtarët nuk duan që të stresohen kaq shpejt.

klajdi kuka

Një pjesë e mirë e organikës është pa kontratë dhe do të ulen nga qershori me drejtuesit për të folur për rinovimin. I tillë është edhe rasti i Klajdi Kukës, “yllit” të pukjanëve.

Portieri bëri një superkampionat dhe, veç pritjeve, nuk mund të mos harrohen penalltitë që u ka mohuar kundërshtarëve. Ai e sheh veten ende pjesë të ekipit, ndonëse për “Panorama Sport” konfirmon se ka marrë oferta.

“Kemi filluar pushimet dhe jemi të qetë. Shpresojmë që sezonin e ri të arrijmë të realizojmë objektivat që do të kemi dhe, pse jo, të ngjitemi në elitë. Këtë sezon ishim ekipi që pësuam më pak gola, por edhe kemi shënuar pak.

Gjithsesi, ishte një sezon i kënaqshëm. Mua më kanë ardhur disa oferta, sidomos nga klube kosovare, por fillimisht do të flas me drejtuesit. Unë do të doja të vazhdoja të kontribuoja për Tërbunin, por të shohim si do të rrjedhin gjërat.

Kampionati i ardhshëm pritet të jetë i fortë, pasi pjesë e së Parës do të bëhen ekipe me histori në futbollin shqiptar. Por drejtuesit do të punojnë që ekipi të jetë në nivelin e duhur”, e mbylli Kuka.

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×