“Samiti është historik, sfidohet agresori rus”, Berisha: Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Rama se është vasal i tij

Sali Berisha2

TIRANË

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj samitit që mbahet në Bruksel nesër, ku paraprakisht ka lënë të hapur mundësinë e bojkotit.

Sipas Berishës, Rama dje shpalli ndryshimin e drejtimit dhe mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin, zgjodhi Ballkanin ruso-serb.

Kreu i PD-së tha se ky samit është historik pasi aty i ofrohet një vendi në luftë, por që po lufton për Europën, për lirinë statusi kandidat dhe sfidohet haptas agresori rus duke iu referuar Ukrainës. Vuçiç tha Berisha, mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, por Rama sipas tij, nuk shkon vetëm e vetëm se nuk shkon Aleksandar Vuçiç, vasal i hapur i tij.

“Edi Rama paralajmëroi që do ndryshojë drejtimin. Faktikisht dje shpalli ndryshimin e drejtimit. Mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Zgjodhi Ballkanin ruso-serb. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka aspiratat më të larta për integrimin europian. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka sakrifikuar më shumë ndoshta se çdo komb tjetër për të ruajtur demokracinë e tij, vokacionin e tij perëndimor. U nis turist pasi shpalli se atje nuk kemi pse shkojmë. Një ftesë në një moment historik. Samiti që mblidhet më 23-24 qershor në Bruksel është historik sepse aty i ofrohet një vendi në luftë, por që po lufton për Europën, për lirinë, statusi kandidat dhe sfidohet haptas agresori rus. Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët, të përfaqësoheshin aty. Çfarë është bojkoti? Bojkoti i këtij akti është haptas përçmim ndaj tij, disaprovim ndaj këtij akti, është haptas rreshtim në krahun tjetër. Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Po Edi Rama? Nuk shkon vetëm e vetëm se nuk shkon Aleksandar Vuçiç, vasal i hapur i tij, preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar. Vërtetë ka bllokuar, por është në zgjidhje. Për zgjidhjen e vetos bullgare u mblodhën më të mëdhenjtë e Europës dhe i dhanë një zgjidhje jo ideale, por të sigurt. E cila mund të mos sjellë rezultatin në këtë samit, por e ka të sigurt rezultatin në samitin tjetër. Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE i kanë dhënë Shqipërisë ndihmën më të madhe financiare të gjithanshme që vendi ka njohur në ekzistencën e tij”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×