Suksesi në Champions “i mbulon në ar”, ja shuma marramendëse që do të përfitojë Reali

Liga e Kampioneve në radhë të parë është prestigj, është krenari, jo më kot është trofeu i lakmuar. Por përtej kësaj ajo bart me vete edhe përfitime të rëndësishme financiare për klubet. Pikërisht, falë fitimit për herë të 14-të të Ligës së Kampioneve, Reali ka arkëtuar miliona të shumta.

Real-Madrid-600x360

Sipas përllogaritjeve të bëra, klubi spanjoll, me në krye presidentin Florentino Perez, në total ka fituar 119.81 milionë euro në këtë edicion në Champions. 36.4 milionë euro i takojnë klubit falë pozicionimit në vendin e parë në renditjen historike të UEFA-s.

15.64 milionë i takojnë për pjesëmarrje në fazën e grupeve, 15.07 milionë për fitoret, 9.6 milionë për kualifikim në raundin e 16-të, 10.6 milionë për arritje në çerekfinale, 12.5 milionë për arritje në gjysmëfinale, 15.5 milionë për arritje në finale dhe së fundi, 4.5 milionë euro për shpalljen kampion i Europës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×