Në prag të ndeshjes ndaj Islandës në transfertë, më 6 qershor në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm për Shqipërinë:
Skuadra dhe konkurrenca – “Jemi një skuadër miks me eksperiencë dhe të ri. Ky faktor është shumë i mirë për ne. Konkurrenca është normale në futboll, çdo lojtar duhet të luajë dhe jashtë fushës flasim dhe qëndrojmë bashkë të gjithë.”
Liga e Kombeve – “Ta fillojmë Ligën e Kombeve me rezultat pozitiv, të stërvitemi shumë mirë dhe të japim maksimumin gjithmonë.”
Empoli dhe e ardhmja – “Ky është sezoni i parë në Serinë A dhe më ka ecur shumë mirë për mua dhe Empolin sepse kemi qëndruar në elitën e futbollit italian. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kombëtares, është herët për me fol për të ardhmen.”, përfundoi Nedim Bajrami.
– Arena e Lajmit

Loading…