U arrestua në Prishtinë, këngëtari i njohur paralajmëron se do të vijë në “Sunny Hill” në Shqipëri: Do më shikoni, atje e kam më të lehtë

shemsi

Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët” është i vendosur të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival.”

Ai tentoi të këndonte në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ishte i ftuar. Këngëtari hodhi akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, pasi nuk u la të performone në festival.

Së fundmi Shemi ka thënë se do të vijë në Shqipëri, ku do të mbahet festivali në datat 26 deri në 28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri do të shkoj. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin do të jetë atje”, u shpreh Shemi.

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi sipas tyre, ai kishte hipur pa autorizim në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Në intervistën e dhënë në “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatën, e cila këndoi ‘Mora fjalë’. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zë diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditur ngjarjen çfarë po ndodh, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditur, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon të dalë të bëjë shaka me heroin e kombit, s’e dinte as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata. “Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Nga Dukagjin Lipa nuk ka patur asnjë reagim lidhur me ngjarjen teksa  Policia e Kosovës, në një njoftim për shtyp, shkruante se autoritetet janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit. Sipas tyre, Shemi ka tentuar të hipte në skenë pa autorizim ndaj është arrestuar pas denoncimit të organizatorëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×