Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja në Vlorë, në gjendje të rëndë te Trauma

Ambulanca

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnatës së kaluar në Vlorë, ku një 17 vjeçare është hedhur nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit.

Policia bën me dije se ajo është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë

“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×